Loading...

DREJTIMI - MAKINERI

Drejtimi i makinerisë nxënësve u mundëson që të mësojnë inxhinierinë e metaleve, dizajnin e produkteve, termodinamikën, automatizimin, makinat CNC, motoristikën. Projektet praktike dhe eksperimentale, zhvillojnë aftësitë teknike dhe analitike dhe hapin dyert për studime në nivele të larta, në teknologji dhe inteligjencë artificiale dhe për tregun e punës.

Operator i makinave

Operator i makinave me dirigjim kompjuterik

Nxënësit përfitojnë aftësi profesionale për përdorimin e makinave CNC në zhvillimin e teknologjisë në përpunim e metaleve, plastikës dhe drurit, në programimin, dhe operimin e këtyre makinave dhe mundësi punësimi në tregun global.

Instalues Ujësjellesi

Instalues ujësjellesi dhe ngrohje e klimatizim (INKU)

Nevoja për Instalues i ngrohjes, klimatizimit dhe ujësjellësit (INKU) është e madhe. Kërkesat për sistemet efikase, efiçiente dhe të sigurta janë në rritje. Përdorimi i energjive të rinovueshme kërkon njohuri teknike në përputhje me standardet.

Automekanik

Automekanik

Në profilin e automjeteve nxënësit marrin njohuri mbi sistemet mekanike të automjeteve, për motorët,pjesët përcjellëse,sistemet e frenimit, drejtimit, e gazrave dalëse, aerodinamikën, elektronikën në automjete, sensorë dhe kompjutera.

Mekatronikë - Robotik

Mekatronikë - Robotikë

Mekatronika integron inxhinierinë mekanike, inxhinierinë elektrike, inxhinierinë kompjuterike dhe teknologjinë informative për të realizuar principet bazë të metodologjisë bashkëkohore të dizajnimit.

Trafiku Rrugor

Trafiku rrugor

Shkollimi të krijon mundësi për të gjithë nxënësit, duke i përgatitur ata emocionalisht, intelektualisht dhe profesionalisht. Me përfundimin e profilit "Trafik Rrugor", nxënësi do të zhvillojë kompetenca profesionale të nevojshme për tregun e punës.

Metal Punues - Saldator

Metal punues - Saldator

Metlpunuesit janë të këkuar në treg. Ata janë përgjegjës për ndërtimin dhe montimin, mirëmbajtjen, riparimin dhe shërbimin e produkteve metalike, për të ndërtuar ndërtesa dhe struktura të skeleve, shkallëve, urave, fasadave, automjeteve etj.